Muhaxheri ndan detaje nga vizita e Escobarit në Pejë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë.
Muhaxheri ka thënë se është i nderuar që bashkë me ekipin e tij ishin nikoqir të takimit me zyrtarin e lartë amerikan.
“Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ndër të tjera Muhaxheri.