75 Mall Live Search
21:45 / E Enjte, 14 Mars 2024 / Gj. Sh

Lëndohet Maignan, prish festën e Milanit

Milani ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Europa League, pasi eliminoi Slavia Pragën, me rezultat të përgjithshëm 7-3.

Në ndeshjen e dytë e cila u zhvillua në Pragë, kuqezinjët fituan me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Por këtë festë e ka prishur lëndimi i Mike Maignan.

Portieri francez u detyrua të largohej menjëherë pas minutës së 20-të për shkak të një goditjeje në gju që mori në momentin e përplasjes me Vicek, dhe vendin e tij e zuri Marco Sportiello.

Sipas mediave italiane, Maignan ka pësuar një traumë në këmbë dhe nesër do të vlerësohet me testet e duhura mjekësore. Sipas përditësimeve të para, nuk ka probleme serioze në gjuri./IndeksOnline/