75 Mall Live Search
07:52 / E Premte, 15 Mars 2024 / G T

Sylvinho sot publikon listën, pritet rikthimi i Rey Manajt

Kombëtarja e Shqipërsië me trajnerin Sylvinho sot gjatë ditës publikon listën e të ftuarve për dy miqësoret e muajit mars.

Në këtë listë pritet të ketë risi, pra rikthimi i Rey Manajt në fanellën “kuqezi”, shkruan Indeksonline

Përveç Rey Manaj, edhe sulmuesi i Fulhamit, Armando Broja do të jetë i gatshëm për këto ndeshje miqësore.

Rey Manaj - Player profile 23/24 | Transfermarkt

Në dyshim është ftesa për dy kosovarët, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët nuk janë në formë të mirë aktualisht.

Kombëtarja e Shqipërisë më 22 mars do të luaj kundër Kilit, kurse tri ditë më vonë kundër Kombëtares së Suedisë./Indeksonline/