Peci e nënshkruan një vendim, ka të bëjë me kafshët

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka nisur ditën me nënshkrimin e një vendimi. Ku vendim po quhet si reformë në gjurmueshmëri dhe matrikulim.
“Përmes Udhëzimit Administrativ MBPZHR NR.01/2024 për përcaktimin e rregullave të Identifikimit, Regjistrimit të Kafshëve mundësohet gjurmueshmëria, ri-regjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral, si dhe menaxhohet në mënyrë transparente çështja e matrikulave e nga ana tjetër eleminohen abuzimet me numrat e matrikulave tek kafshët.
Sot e nënshkruajta këtë udhëzim, i njëjti pas publikimit 7 ditë në gazetën zyrtare, hyn në fuqi.
Andaj fermerë e blegtorë, nuk do të keni asnjë pengesë rreth matrikulimit për të aplikuar në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024″ shkruan Peci në njoftim./Indeksonline/