75 Mall Live Search
12:30 / E Premte, 15 Mars 2024 / A. M.

Fshihen emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri, intervenojnë institucionet

Gjatë natës shumë tabela që janë vendosur të enjten në veri të Kosovës, të cilat kanë zëvendësuar tabelat në të cilat emrat e vendbanimeve shkruheshin vetëm në gjuhën serbe, janë ngjyrosur.

Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej shqip.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani tha se “janë ngjyrosur më shumë se gjysma”.

Sipas Elshanit, sot institucionet janë duke ndërhyrë në tabela, për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela në të cilat emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.

Nga pamjet që i ka publikuar ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, shihej se janë larguar pllakat shënjuese të cilat ishin të shënuara vetëm në gjuhën serbe e janë zëvendësuar me të tjera që janë edhe në gjuhën shqipe.