Derbi lokal në Kupën e Kosovës, mësohet shorti i gjysmëfinaleve

Në zyrat e Federatës së Futbollit është hedhur gjatë ditës së sotme shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Kampioni i Kosovës në Superligë, Ballkani do përballet me Suharekën, rivalin lokal, shkruan Indeksonline
Ndërsa fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do përballet me Dritën.
Ndeshjet e para do zhvillohen më 3 prill, ndërsa ajo e kthimit më 17 prill./IndeksOnline/
