75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 15 Mars 2024 / L K

Lakrishtja bën kërkesë për futjen e Prishtina Parkingut, më herët e refuzonte

Shumica e banorëve të Lakrishtës kanë kërkuar shërbimet e Prishtina Parkingut.

Më herët të njëjtin kishin refuzuar shtrirjen e ndërmarrjes në lagje.

“Në N.P.L. “Prishtina Parking”, këtë javë kemi pranuar kërkesën e shumicës dërmuese të banorëve të lagjes Lakrishte, përkatësisht të rrugës Viktor Majer, që ndërmarrja të shtrijë operimet në këto hapësira.
Jemi të kënaqur që kemi arritur gradualisht në komunikim me banorët, në komunikim me anëtarët e Kuvendit Komunal dhe me publikun në përgjithësi të ndryshojmë për të mirë pritjet e qytetarëve në raport me ndërmarrjen, por edhe të reflektojmë këto pritje në rregulloren e re e cila tashmë është në fuqi.

Në takim me përfaqësuesit e lagjes Lakrishtë i njoftuam se pas përfundimit të punimeve nga Kryeqyteti Prishtina, do të vazhdojmë me vendosjen e sinjalistikës si dhe do të lejojmë kohën e neovjshme që banorët të regjistrohen pranë ndërmarrjes Prishtina Parking.

Jemi shumë të kënaqur që një problem dhe kundërshtim i cili ka ekzistuar para pikërisht dy viteve tashmë është tejkaluar dhe kërkesa për operimet tona vjen nga vetë banorët e lagjes. Në bashkëpunim me institucionet tjera do të ndërmerren intervenimet e nevojshme që lagjja të ketë rregull në njërën nga çështjet më problematike, çështjen e parkingut” thuhet në njoftim./Indeksonline/