75 Mall Live Search
13:54 / E Premte, 15 Mars 2024 / S Z

Pas kërkesave të shumta, BCS nis trajnimet për Social Media dhe Dizajn Grafik

Në epokën e digitalizimit, prania në Social Media dhe prezantimi i përmbajtjes cilësore është bërë thelbësore për suksesin e kompanive apo brendeve të ndryshme.

Fakt ky për të cilin është shtuar interesimi për pjesëmarrje në trajnimet e avancuara për menaxhimin e Social Media dhe Dizajnit Grafik.

Duke parë këtë trend dhe kërkesat e vazhdueshme për ndjekjen e programeve të tilla, British College of Sciences by PBCA ka hapur thirrjet për trajnimin për Social Media dhe Dizajn Grafik.

Grupi i parë i trajnimit për Social Media, i cili përfshin disa module të ndryshme për avancimin dhe zhvillimin e aftësive profesionale në këtë sektor, do të nis nga data 16 Mars, ora 12:00 me ligjërues Diamant Bajra, i cili ka eksperiencë 10 vjeçare në menaxhimin e mediave online dhe marketingut digjital. I njëjti ka qenë udhëheqës i Social Media në projektin e suksesshëm të Big Brother VIP Kosova 2 dhe në këtë trajnim do të ndajë gjithë përvojen e tij me pjesëmarrësit.

Trajnimi do të mbahet në një përiudh intenzive, ku sëcili nga pjesëmarrësit brenda muajit do mund të jetë i gatshëm për tregun e punës. Po ashtu pjesëmarrëst do të kenë mundësi të përfitojnë 10% zbritje në aplikimin për pjesëmarrje në rast se përdorin kuponin #MARK

Ndërsa nga java e ardhshme, më saktësisht data 23 Mars do të nis trajnimi për Dizajn Grafik, me ligjërues Fati Mormorina, i cili po ashtu ka eksperiencë disa vjeçare në botën e dizajnit dhe ka qenë mbrapa shumë projekteve të suksesshme.

Trajnimi për Dizajn Grafik në total ka 30 orë mësimore dhe do të mbahet një herë në javë në mënyrë fizike.

Vlen të theksohet se nisja e programit të trajnimit të specializuar në këto fusha është një hap vendimtar për kompanitë dhe individët që dëshirojnë të përparojnë në këtë mjedis të përzier digital.

Bëhu pjesë e trajnimit për Social Media!

Fillon nga: 16 Mars, ora 12:00

Kohëzgjatja: 36 orë | 1 Muaj

Trajnimi mbahet dy herë në javë, fizikisht dhe online

Regjistrohu tani duke përdorur kuponin #MARK për të fituar 10% ZBRITJE https://bcs-edu.ac/trajnimet/apliko-smm/