Kryeministri izraelit miraton planet për aksion ushtarak në Rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka “miratuar planet për veprim në Rafah”, tha zyra e tij në një deklaratë këtë të premte.
“IDF po përgatitet për anën operacionale dhe për evakuimin e popullsisë”, tha zyra e Kryeministrit.
Ka rreth 1.4 milionë njerëz në Rafah në Gazën jugore, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë nga pjesë të tjera të Gazës. Zyra e Kryeministrit tha gjithashtu se “Për pengjet, kërkesat e Hamasit janë ende qesharake. Një delegacion izraelit do të niset për në Doha pasi Kabineti i Politikave të Sigurisë të diskutojë qëndrimin e Izraelit.