75 Mall Live Search
20:13 / E Premte, 15 Mars 2024 / MSH

Deputeti gjerman, për Kosovën: KiE ka bërë të mundur gjëra që të tjerët s’ia arritën

Deputeti socialdemokrat në Gjermani, Frank Schwabe, ka deklaruar se Këshilli i Evropës është duke bërë të mundur gjëra që të tjera palë nuk mundën dot në çështjet e Kosovës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Schwabe ka thënë se në këtë Këshill do të vendoset për aplikim të Kosovës për anëtarësim, gjithnjë duke u bazuar në rregullat dhe vlerat europiane, raporton Indeksonline.

Ai “thumbon” emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, duke i lënë meritat KiE-së, për proceset dhe vendimet e marra së fundmi në Kosovë.

“Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, ka shkruar Schwabe në “X”.