“Për Manastirin, Albin Kurti ka fjet në Deçan”/ Qytetarët e Deçanit të pakënaqur me vendimin e qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim ditën e merkurë që të respektohet vendimi i Kushtetueses për t’i dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.
Ekipi i Indeksonline ka qëndruar sot në afërsi të Manastirit, aty ku edhe gjenden tokat që i janë dhënë në pronësi Manastirit.
Nënkryetari i Deçanit, Sami Cacaj, tha se pëveç deklaratës zyrtare të bërë nga kreyetari i kësaj komune, nuk ka çka të shtojë tjetër.
Në anën tjetër, banorë të Deçanit shprehen pakënaqësi lidhur me vendimin e qeverisë.
“Na ka mujtë puna. Me mujtë bajmë edhe na diçka, po çka me thanë. Çka më ba! Po e shohim edhe na tanë që kanë me mujtë me ba çka të dojnë” tha mes të tjerash një qytetar.
I njëjti pohoi se lidhur me këtë edhe është protestuar, por që nuk ka pasur efekt ajo protestë.
Ndiqni më poshtë materialin e plotë: