Ronaldo i jep fitoren Al Nassr në derbin ndaj Al Ahlit

Al Nassr ka fituar derbin arab ndaj skuadrës së Al Ahlit.
Rezultati përfundimtar në ”King Abdullah Sports City” në Jeddah, ishte 1-0 për Al Nassr, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 68-të.
Ky ishte goli i 23-të i 39-vjeçarit këtë sezon për Al Nassr./IndeksOnline/