Nuk u respektuan shenjat e ndalimit të punimeve në rrugë, shkaktohet një aksident në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Drenas.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident është përfshirë një veturë dhe një kombi.
Dyshohet se ky aksident ka ndodhur pasi nuk u respektuan shenjat e ndalimit të punimeve në rrugë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.

