75 Mall Live Search
23:13 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / MSH

Rritet numri i viktimave në Ukrainë, pas sulmeve ruse

Është rritur numri i viktimave në qytetin ukrainas të Odesës, si pasojë e sulmeve ruse.

Numri i viktimave ka shkuar në 21 ndërsa të plagosur janë 70 persona.

Dy raketa Iskander-M të lëshuara nga gadishulli i Krimesë i dëmtuan infrastrukturën dhe linjat e furnizimit me gaz dhe energji elektrike në qytetin jugor.

Por sulme nuk ka patur vetëm nga ana e Moskës. Në qytetin kufitar rus të Belgorodit 2 persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa nga Kievi.