75 Mall Live Search
23:49 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / G T

Luis Suarez shënon dy gola në fitoren e Inter Miamit

Skuadra e Inter Miamit ka vazhduar me fitore në MLS, pasi mposhti 3:1 DC Unitedin, në javën e pestë.

Dy gola në këtë takim i shënoi ish-sulmuesi i Barceonës, Luis Suarez, shkruan Indeksonline

Suarez u inkuadrua në lojë në minutën e 62’të dhe më pas realizoi dy gola në minutën e 72’të dhe 85’të.

Sulmuesi uruguaian tani kryeson listën e golashënuesve në MLS me 4 gola dhe 3 asiste./Indeksonline/