75 Mall Live Search
17:19 / E Diele, 17 Mars 2024 / G T

Liverpooli shënon dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar dy gola të shpejtë ndeshjen çerekfinale të Fa Cup ndaj Manchester Unitedit.

Golin për 1:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Mac Allister, shkruan Indeksonline

Mac Allister shënoi në fundin e pjesës së parë për ta barazuar rezultatin, pasi një asisti nga Nunez.

Kurse golin për 1:2 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Egjiptit, Momo Salah.

Kujtojmë që golin e parë në “Old Trafford” për “Djajtë e Kuq” e shënoi McTominay./Indeksonline/