Presidentja Osmani viziton biznesin “7 Vëllezërit” në Lipjan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar dje qytetin e Lipjanit.
Bashkë me kryetari e komunës, Imri Ahmetin, presidentja ka vizituar edhe disa biznese të suksesshme në Lipjan.

Një nga ta është edhe kompania “7 Vëllezërit”, me nikoqirë vëllezërit Sopa.

Osmani e ka vlerësuar lart punën e kryetarit Ahmeti në Lipjan dhe zhvillimin e bizneseve atje duke e quajtur si shembull suksesi./Indeksonline/
