Kapen në flagrancë duke vjedhur fëstëk në një market në Prishtinë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një market në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€.
Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar./IndeksOnline/