Gjobitën shoferët, tejkaluan në vijë të plotë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në dy raste të ndara në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik saktësisht në fshatin Rakaj të Ferizajt ka shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje tejkalim në vijë të plotë.
Rreth orës 12:18 ka ndaluar shoferin L.K (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Ndërsa, rreth orës 12:50 ka ndaluar shoferin M.D (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos bëjnë tejkalime në vijë të plotë.