Bëhen homazhe në dy vjetorin e vdekjes së komandantit të UÇK-së, Haqif Kadrijaj, i realizohet ëndrra për kullën

Sot janë janë bërë dy vite nga vdekja e veprimtarit dhe ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haqif Kadriaj,
Me këtë rast, familjarë, miq veteranë e invalid të luftës kanë bërë homazhe. Homazhe ka bërë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
“Familja Kadriaj e falënderon kryetarin Bali Muharremaj, i cili një vit më parë saktësisht në këtë ditë pati premtuar që do ta ndërtojë kullën në Krushicë të Epërme në nderim të Haqif Kadriaj dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së, premtim ky që sot është në rrugë të mirë drejt finalizimit”, thuhet ndër të tjera në postimin e familjarëve.