75 Mall Live Search
23:34 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / Gj. Sh

Zbulohet data për fillimin e “Final 8” të Ligës Unike

Numrimi prapa ka filluar dhe koha po afron për turneun e ‘’Final 8’’ të Ligës Unike.

Kjo ligë, kësaj radhe është vendosur që te meshkujt të luhet në formë turneu duke nisur nga çerekfinalja me katër ekipe kosovare e katër shqiptare, e cila pritet të fillojë sot një javë.

“Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 deri më 31 mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë,” kishte shkruar njoftimi i Ligës Unike në fillim të këtij muaji.

Ndërsa skuadrat pjesëmarrëse në turneun “Final 8” të Ligës Unike 2023/24 janë: Peja, Prishtina, Trepça dhe Ylli nga Kosova, Besëlidhja, Kamza, Teuta dhe Tirana nga Shqipëria.

Në stinorin e parë të saj 2020/21, Ylli triumfoi duke fituar Pejën në finale. Në stinorin e radhës 2021/22, ndodhi e kundërta kur Peja mposhti Yllin në finale. Ndërsa stinori 2022/23 nuk u zhvillua fare.