Nis takimi Osmani-Robinson!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson.
Në takimin që po mbahet në Presidencë, pjesë po merr edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, raporton Indeksonline.
Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Robinson do të takohet edhe me partnerët e INL-së në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Robinson, dje ka arritur për një vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.
