Gjest fantastik nga Luka Modriq, takon djaloshin që u bullizua nga bashkëmoshatarët

Kombëtarja e Kroacisë është duke mbajtur stërvitje për ndeshjet e ACUD Cup, ku marrin pjesë katër shtete (Tunizia, Egjipti, Zelanda e Re dhe Kroacia).
Lojtari i Real Madrid, Luka Modriq u largua nga grumbullimi për pak minuta, pasi takoi një djalosh që është bullizuar nga bashkëmoshatarët e tij, shkruan Indeksonline
Jani është emri i djaloshit i cili është tifoz i madh i lojtarit të Real Madrid dhe ai mori një dhuratë fanellën e tij me një nënshkrim.
“Jani ka përjetuar situata të vështira jetësore dhe pavarësisht kësaj, ai është një fëmijë jashtëzakonisht optimist dhe zemërgjerë.”, shkruhet në njoftimin e Kroacisë
“Luka ka lënë menjëane stërvitjen dhe ka bërë një foto me Janin”.
Të shtunën, Kombëtarja e Kroacisë do të luaj ndaj Tunizisë, në rast se kualifikohet do të luaj në finale me fituesin e ndeshjes, Egjipti – Zelanda e Re./Indeksonline/