Rrahmani dhe Rashica në dyshim? Foda tregon se janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Armenisë: Jemi në formë!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para ndeshjes miqësore ndaj Armenisë.
Foda u shpreh tejet i kënaqur me stërvitjet e zhvilluara në Prishtinë dhe tha se dy lojtarët, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica kanë pasur probleme muskulore shkruan Indeksonline
“Kemi pasur disa seanca të mira në Prishtinë. Lojtarët kanë qenë në formë të mirë. Të gjithë janë mirë në formë fizike. Amir Rrahmani dhe Milot Rashica kanë pasur probleme muskulore. Të dy kanë stërvitur, e shohim nëse mund të luajnë nesër”, u shpreh trajneri Foda në konferencë për media
Kujtojmë që nesër zhvillohet miqësorja e parë në krye me trajnerin, Foda. Ky takim zhvillohet nga ora 17:00./Indeksonline/