S’ka më syze falso në sheshin e Prishtinës

Inspektorati i Kryeqytetit sot ka zhvilluar një aksion për largimin e shitësve ambulant nga sheshet qendrore të Prishtinës.
“Sheshet janë të dedikuara për qytetarët, ndërkohë, me gjithë mirëkuptimin për nevojën e disa qytetarëve për të zhvilluar dhe punuar, aktivitetet e tyre ata duhet t’i ushtrojnë në hapësirat e dedikuara enkas për veprimtari të tilla dhe jo ne sheshet e Kryeqytetit” thuhet në njoftimin e Inspektoriatit të Prishtinës./Indeksonline/