75 Mall Live Search
15:32 / E Enjte, 21 Mars 2024 / k.v

Vetaksident i rëndë trafiku afër Mitrovicës, vetura përfundon me katër rrota përpjetë (Video)

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Shipol të Mitrovicës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet vetura e rrokullisur në mes të rrugës me katër rrota përpjetë.

Dëshmitarët kanë njoftuar se ka persona të lënduar ndërsa zyrtarisht policia ende nuk është deklaruar për rastin.

Policët e trafikut janë parë në vendin e aksidentit duke kryer procedurat e parapara./IndeksOnline/