75 Mall Live Search
16:47 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / G T

Përfundon pjesa e parë mes Spanjës U19 dhe Kosovës U19, edhe 45 minuta shpresë për “Dardanët”

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Spanjës U19 dhe Kosovës U19, e cila po zhvillohet në Slloveni e vlefshme për “Elite Round”.

Spanjollët janë duke fituar minimalisht 1:0 në një ndeshje tejet interesante me aksione nga të dyja anët, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi talenti i Atletico Madrid, Dani Munoz në minutën e 34’të.

Kujtojmë që “Dardanët” kanë tri pikë në Grupin 1 pasi mposhtën Austrinë ditë më parë dhe po synojnë të sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Europian 2024./Indeksonline/