Aksident i rëndë në Klinë, goditet një motoçiklist (Pamje)
 
				Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në Zajm të Klinës ku një motoçiklist është goditur nga një veturë.
Indeksonline raporton se viktima, drejtues i motoçikletës, ka marrë lëndime trupore.
I njëjti është bartur me autoambulancë drejt spitalit.
Në anën tjetër, policia është marrë me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe nisjen e hetimeve.
Indeksonline ju sjell pamje:


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                