75 Mall Live Search
21:40 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / MSH

Ky është i burgosuri që vdiq në spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi sot se një i burgosur ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sipas SHKK-së, personi në fjalë kishte pasur probleme shëndetësore që në fillim të mbajtjes së dënimit, e që si pasojë e kësaj, gjatë gjithë kohës është trajtuar në stacionarin e burgut.

Burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për të burgosurin Agim Jefkaj, 50 vjeçar.

“Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftim./Indeksonline/