75 Mall Live Search
10:02 / E Diele, 24 Mars 2024 / Gj. Sh

Liverpuli i’a plotësoi ëndrrën, Sven-Goran Eriksson shpërthen në lot

Skuadra e Liverpulit i’a ka plotësuar një ëndërr të madhe Sven-Goran Erikssonit.

Ish-trajneri i Anglisë, i cili vuan nga sëmundja e tumorit, muaj më parë kishte deklaruar se është shumë i pikëlluar sepse asnjëherë në karrierën e tij nuk ka qenë trajner i Liverpool-it, i cili është klubi i zemrës, shkruan IndeksOnline.

Teknikut suedez dje i është plotësuar kjo ëndërr, ku ai drejtoi skuadrën e legjendave të Liverpoolit kundër atyre të Ajaxit, në stadiumin “Anfield”, ku ”Redsat” shënuan fitore me rezultat 4-2.

Pothuajse 60,000 njerëz e mirëpritën Eriksson në Anfield dhe 75-vjeçari shpërtheu në lot ndërsa u përshëndet me një ovacion në këmbë dhe duartrokitje të forta. Në ndeshje fituan legjendat e Liverpoolit me rezultat 4-2.

Pas ndeshjes, Eriksson tha se qau pasi kishte ëndërruar të ulet në stolin e Liverpulit, dhe kjo tashmë është një realitet.

”Unë qava, ky do të jetë një kujtim i madh në jetën time. Gjatë gjithë jetës sime kam ëndërruar të ulem në stolin e Liverpool-it dhe tani është bërë realitet. Faleminderit Liverpool-it që e bëri të mundur këtë. Jam i sigurt gjithashtu që babai im e ka ndjekur ndeshjen në televizor, kam qenë plot emocione, lotët kanë rrjedhur vetë, kjo ka qenë ëndrra ime. Edhe kur kam qenë trajner i Anglisë, kam qenë tifoz i Liverpool-it, por atëherë nuk mund ta thosha këtë.”, deklaroi suedezi.

Pas ndeshjes, Eriksson bëri një xhiro nderi nëpër stadium bashkë me legjendat, pas së cilës shpërtheu sërish në lot. Ai tha se nuk mund të imagjinonte një mënyrë më të mirë për t’i dhënë fund karrierës së tij të madhe si trajner, e cila zgjati më shumë se 40 vjet (1977-2019), dhe nga viti 2001 deri në 2006 ai ishte trajner i Anglisë.

Ai drejtoi shumë klube të njohura si Lazio, Roma, Fiorentina dhe Manchester City. /IndeksOnline/