75 Mall Live Search
16:01 / E Diele, 24 Mars 2024 / G T

Dy ish-lojtarët e Serie A dhurojnë “show” në Amerikë, i “trullosin” kundërshtarët

Skuadra e Torontos ka shënuar një fitore ndaj Atalanta Utd me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për MLS, java e gjashtë.

Në këtë ndeshje paraqitje fantastike zhvilluan dy ish-lojtarët e Serie A, Lorenzo Insigne (Napoli) dhe Federico Bernardeschi (Juventus), shkruan Indeksonline

Madje kjo dyshe e patën edhe një moment të veçantë gjatë ndeshjes, duke dhuruar “show” me pasimet me stil që ia bënin njëri-tjetrit.

Insigne në këtë ndeshje u vlerësua me notën 6.5, kurse Bernardeschi me notën 8.5./Indeksonline/