Gjasat e Kosovës U19 për t’u kualifikuar në Evropian, këto rezultate i duhen!

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 mbrëmë pësoi humbje nga Spanja me rezultatin 2:1 në stadiumin “Sportni Park Lendava” të Sllovenisë.
Por, “Dardanët” ende kanë gjasa për t’u kualifikuar në Evropian dhe i duhet një fitore patjetër ndaj Sllovenisë, shkruan Indeksonline

Përveç fitores ndaj Sllovenisë, Kosova duhet të pres një rezultat pozitiv të Austrisë ndaj Spanjës, qoftë barazimi apo fitore.
Ekipi i Adil Maliqit është në pozitën e dytë me tri pikë në Grupin 1 të “Elite Round”, katër pikë i ka Spanja.
Ndeshja e fundit në këtë grup zhvillohet të martën më 26 mars nga ora 12:00./Indeksonline/
