LDK: Triumf Ferati ishte shembull për të gjithë ne, aktivist i pandalur

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e aktivistit të saj, Triumf Ferati.
LDK e kujton Triumfin si djalë të jashtëzakonshëm e një aktivist shembull.
“Me trishtim të thellë, sot morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të Triumf Feratit, të birit të veprimtarit të madh, Fadil Ferati e vëllaut të Ilirit. Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës”, thuhet në postimin e LDK-së kushtuar Triumfit.
Postimi i plotë:
Me trishtim të thellë, sot morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të Triumf Feratit, të birit të veprimtarit të madh, Fadil Ferati e vëllaut të Ilirit.
Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës.Triumfi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si shembull i një djali të jashtëzakonshëm e një aktivisti të pandalur.Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Ferati, miqve e të gjithë atyre që e njohën!
Pusho në paqe, Triumf!