Krasniqi takon kryetarin e Firences, diskutohet për projekte ndërmjet këtij qyteti dhe Kosovës

Kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Firenzes, Sindaco z.Dario Nardella, ku kanë diskutuar për disa projekte të ardhsme ndërmjet këtij qyteti dhe Kosovës.
Krasniqi ka bërë me dije se janë dakorduar për një vizitë të kryetarit të Firenzes në Kosovës.
“Pata kënaqësinë që të ja dhurojë një libër “Ekstradonët e Vdekjes” të autorit Bardhyl Mahmuti ku flitet për gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.