75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 26 Mars 2024 / k.v

Gruaja që u godit nga treni ka pësuar lëndime të rënda, po trajtohet në emergjencë (Video-foto)

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi e njëjta është goditur pasditen e sotme nga treni i linjës Prishtinë-Pejë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Agron Çitaku, mjek kujdestar në emergjencën e QKUK-së ka thënë për IndeksOnline se gjendja shëndetësore e viktimës është e rendë dhe e njëjta po trajtohet nga stafi mjekësor.

Ndërsa nga policia kanë thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti.

Treni ndodhet ende në vendin e aksidentit ku policia po merret me hetimin e rastit./IndeksOnline/