Shtrembërohet një shtyllë elektrike në Prishtinë, rrezikon qytetarët (pamje)

Një shtyllë elektrike është buzë shembjes së plotë dhe kjo gjë është duke penguar trafikun e sotëm në Prishtinë.
Indeksonline raporton se shtylla që gjendet në rrugën “Bulevardi Bill Klinton” është penguar nga shembja e plotë falë semaforëve që gjenden në këtë rrugë.
Qarkullimi i automjeteve në atë segment rrugor po bëhet me kujdes të shtuar, teksa nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur shtrembërimi i saj.
Indeksonline ju sjell pamje: