Argjentina fiton edhe miqësoren e dytë pa Lionel Messin

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur fazën e miqësorëve gjatë muajit mars me fitore ndaj Kosta Rikës.
Kampionët e Botës mposhtën 3:1 kundërshtarin e tyre në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në Los Angeles në stadiumin “Memorial Coliseum”, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin e Lionel Scalonit i realizuan: Di Maria, Mac Allister dhe Lautaro Martinez.
Kurse të vetmin për Kosta Rikën e shënoi Ugalde në minutën e 34’të.
Kujtojmë që Argjentina në këto dy miqësore luajti pa lojtarin kryesor, Lionel Messin – i cili ka pasur probleme me lëndim muskolor./Indeksonline/