75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / mp

Vendosi flamurin me përmbajtje nacionaliste në kishë, shoqërohet në polici

Është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar mashkull në Kllokot, pasi dyshohet se ditë më parë kishte vendosur një flamur me përmbajtje nacionaliste në kishën Ortodokse, ku kishte qenë një tubim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.