75 Mall Live Search
10:01 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / MSH

Rrëzimi i urës në Baltimore, rrezikohen zinxhirët e furnizimit global pas ndërprerjes së qarkullimit

Ndërprerja e konsiderueshme në zinxhirët e furnizimit global është duke u shqyrtuar, pasi një anije me kontejnerë u përplas në një urë në në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anija “Dali” goditi njërën shtyllë të anijes, që rezultoi me shembje të saj.

Incidenti ndodhi mëngjesin e së martës, teksa gjashtë persona kanë rezultuar të zhdukur.

Ura “Francis Scott Key” shtrihet mbi portin më të ngarkuar në SHBA, për eksport të makinave, raporton BBC.

Porti në fjalë është gjithashtu i nënti më i ngarkuari në botë, për qarkullim të mallrave.

Sipas zyrtarëve shtetërorë, trafiku detar përmes këtij porti vitin e kaluar arriti në mbi 47 milionë tonë mallrash.

I njëjti duhet të pezullojë veprimtarinë deri në një kohë ta pacaktuar, transmeton Indeksonline.

Drejtori i përgjithshëm në Institutin e eksportit dhe tregtisë ndërkombëtare, Marco Forgione, tha se pezullimi në fjalë do të ketë efekt të dukshëm në zinxhirët e furnizimit global.

“Mbi 750 mijë makina dhe automjete kaluan transit nëpër Baltimore vitin e fundit. Këty hyjnë markat kryesore amerikane, ato të Mbretërisë së Bashkuar dhe të BE-së, si General Motors, Ford, Jaguar, Land Rover, Nissan, Fiat dhe Audi” tha ai.

Përveç eksportit të makinave, në portin e Baltimores bëhet edhe eksportimi i gazit natyror të lëngshëm, teksa në këtë port janë të punësuar mbi 15 mijë punëtorë.

Ndikimi i tij në eksport është vënë re menjëherë edhe në industritë e tjera, me një numër të madh të kompanive hekurudhore dhe të qymyrit qe kanë paralajmëruar ndërprerjen e eksporteve të qymyrit./Indeksonline/