Gjashtë muaj urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë

Gjykata e Tiranës të mërkurën ka caktuar nga gjashtë muaj urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë
Siç raporton “TCH”, Prini dhe Elia duhet të qëndrojnë në 5 metra distancë me njëri-tjetrin.
Sipas vendimit, Princi Leka mund t’i afrohet rezidencës mbretërore vetëm kur të takojë të bijën në praninë e dados dhe në këtë moment Elia Zaharia nuk duhet të jetë e pranishme në objekt.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kishin paditur njëri-tjetrin për dhunë në fillim të marsit. Madje, Princi e kishte paditur edhe babanë e Elias. Kishte dalë një video e përplasjes mes tyre.
Princi Leka dhe Elia Zaharia në janar të këtij viti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martuan më 2016 dhe pas katër vjetëve u bënë prindër.