75 Mall Live Search
21:11 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / S Z

Dikush e goditi dhe iku, Met Tahiraj rrëfen tmerrin që përjetoi, thotë se ende s’mund të besojë që është gjallë

Dikush e goditi dhe iku. Met Tahiraj nga Deçani rrëfen momentin e frikshëm. Derisa ishte duke punuar, e po shpërndante mallin në një dyqan, papritmas u godit nga një makinë, e cila vinte me një shpejtësi të madhe,.

Tahiraj mbeti i shtrirë në tokë, teksa ende i dukej ëndërr dhe s’mund të besoj që është gjallë, duke pasur parasysh tmerrin që përjetoi. Thotë se sa herë kujton momentin e  frikshëm, nuk i besohet se vërtetë është gjallë dhe pa pasoja të mëdha. E konsideron vetën me fat,pasi që siç pohon ai zoti i dha jetën për së dyti.  

“Isha duke punuar afër një dyqani duke e shkarkuar mallin. Teksa e hapa rampen ta merrja mallin,  ka ardh një Mercedes  me tabela të Anglisë  me shpejtësi rreth 170 km/h dhe më ka goditur. Në ato momente e kam parë veten dhe jam ndi shumë keq, pasi që kam rënë për toke. Ka dal pronari i ka thanë e mbyte njerin, ai veq ka ardh më ka shiku dhe ka ik tek makina e tij. Më kanë qu në spital. Fati deshi, zoti ma dha jetën për së dyti. I kam pak lëndime. Tmerr ka qenë e kam parë vdekjen me sy. Jam me fat që s’kam mbetur sakat në kolicë“, thotë Tahiraj.