75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / AR

Pasi Besi konfirmoi ndarjen, Xhensila habit me veprimin

Bes Kallaku ka konfirmuar në “Ferma VIP” ndarjen nga partnerja e tij prej vitesh, Xhensila Myrtezaj. Ai u tregoi fermerëve se me Xhensilën janë si të huaj dhe se fëmijët po qëndrojnë me të.

Mirëpo teksa Besi konfirmoi ndarjen, një veprim i Xhensilës ka trazuar rrjetin.

Në këngën e saj më të fundit, të shumtë kanë qenë komentet ku e mbështesnin Xhensilën për ndarjen nga Besi, teksa një prej tyre shkruan: “Uroj përsëri të jeni bashkë me Besin”, koment i cili është pëlqyer nga Xhensila.

Ajo konfirmoi gjithashtu se kënga e re i dedikohet Besit.