75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 28 Mars 2024 / G T

Telashe për bashkëlojtarin Xhakës dhe Shaqirit, bleu certifikatë të rreme të Covid-it

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Breel Embolo është në telashe të mëdha, pasi akuzohet se ka blerë dy certifikata të rreme të Covid-it.

Një biznismen në Basel është duke u akuzuar për shumë vepra penale, ndër to edhe shitja dhe bërja e certifikatave false të Covid-it, shkruan Indeksonline

Në mesin e këtyre është edhe lojtari Embolo, i cili thuhet se ka marrë dy certifikata për të udhëtuar nga një shtet në tjetrin.

Duket se lojtari i Borussia Monchengladbach nuk është vaksinuar kundër Covid-19 dhe kjo tani po quhet si vepër penale.

Përdorimi i një dokumenti të rremë bie gjithashtu nën veprën e falsifikimit të dokumentit. Kjo mund të dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë vjet./Indeksonline/