75 Mall Live Search
17:18 / E Enjte, 28 Mars 2024 / Gj. Sh

FIFA dhe UEFA kërkojnë përgjigje mes hetimeve për korrupsion në federatën spanjolle

Organizata më të mëdha të futbollit evropian dhe botër, UEFA e FIFA, i kanë shkruar letër zyrtare Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) duke kërkuar një përditësim të detajuar pas arrestimeve në një hetim korrupsioni javën e kaluar në Spanjë.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom dhe Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis i dërguan një letër të përbashkët Pedro Rocha, presidentit të komitetit drejtues të RFEF, duke shprehur shqetësimin e tyre dhe duke kërkuar më shumë informacion, shkruan IndeksOnline.

Reuters raporton se në letrën e dërguar nga FIFA ashtu edhe UEFA, kanë pyetur RFEF-në për natyrën e akuzave si dhe se kush po hetohet.

RFEF shkarkoi dy drejtues javën e kaluar, ajo tha se ishin të lidhur me një hetim korrupsioni prej shumë milionë eurosh.

Policia kontrolloi selinë e RFEF dhe një apartament që i përkiste ish-presidentit të saj Luis Rubiales (46), ndërsa shtatë persona u arrestuan në një hetim korrupsioni mbi një marrëveshje shumë milionëshe për zhvendosjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite./IndeksOnline/