Mbahet konferencë për bashkëpunimin ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë

Sot do të zhvillohet konferenca përfundimtare e programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II për Malin e Zi – Kosovë 2014 – 2020.
Pjesëmarrës do të jenë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Po ashtu edhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç do të marrë pjesë në këtë konferencë, njofton Klankosova.tv.
Konferenca mbahet në Klan Arena dhe fillon nga ora 11:00.