Xavit i del problem me dy gazetarë, dërgon ankesa: Nuk toleroj gënjeshtra

Trajneri i Barcelonës, Xavi është paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Las Palmas.
Spanjolli tregoi në konferencë se ka paditur dy gazetarë për shkrime të pavërteta, shkruan Indeksonline
“Unë i kuptoj kritikat, por nuk toleroj gënjeshtra apo shpikje gjërash. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Pas disa gënjeshtrave shumë të mëdha, është koha për t’u thënë mjaftë”, u shpreh Xavi
Barcelona gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 64 pikë dhe gjendet në pozitën e 2-të./Indeksonline/