75 Mall Live Search
17:58 / E Premte, 29 Mars 2024 / Gj. Sh

Arteta: Guardiola është menaxheri më i mirë në botë

Trajneri i Arsenalit, Mikale Arteta, ka thënë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Këtë deklaratë Arteta e ka thënë në prag të ndeshjes vendimtare të Premierligës, kundër Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.

“Ai është dikush me të cilin e doja të punoja dhe që do të qëndrojë përgjithmonë. Inteligjenca, mënyra se si ai menaxhon ekipin, një etikë e pabesueshme pune, ai bën shumë në prapaskenë që njerëzit nuk i shohin.”, ka deklaruar Arteta.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit zhvillohet ditën e diel, nga ora 17:30, dhe mund të jetë vendimtare për titullin ne kampionit.

‘Topçinjët” pas 28 xhirove janë lider të Premierligës me 64 pikë aq sa ka edhe Liverpuli, dhe një më shumë se qytetarët që renditen në vendin e tretë./IndeksOnline/