75 Mall Live Search
23:08 / E Premte, 29 Mars 2024 / FR

Hill: Qëndrimi i SHBA-së është se Kosova duhet të përmbushë të gjitha obligimet, Asociacioni është zgjidhje për gjithçka

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se qëndrimi i qeverisë së tij është se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe se nëse nuk e bën, sigurisht që komplikon interesin e Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera.

Ai ka thënë se pret që Kosova të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, i cili, thekson ai, është zgjidhje për të gjithë.

Në pyetjen se a mund të pritet ndonjëherë që Kosova të themelojë Asociacioninm duke pasur parasysh se kanë kaluar 11 vjet nga marrja e këtij obligimi, Hill thekson se mendon se do të ndodhë dhe se Bashkimi i Komunave Serbe është zgjidhja për gjithçka.

“Asociacioni do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë. Mendoj se themelimi i saj është i nevojshëm për të ardhmen e Serbisë dhe mendoj për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë. Është një procesi i negociatave që është i vështirë, shumë lëvizje luajnë rol në këtë, por mendoj se ajo që është thelbësore, e kam thënë tashmë shumë herë, është se për komunitetin serb në Kosovë është e rëndësishme se cila do të jetë e ardhmja e tyre dhe cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre dhe mendoj se Asociacioni është mënyra më e mirë për ta arritur këtë”, tha ambasadori amerikan.