Gol në sekondat e fundit, Lazio mposht Juventusin me trajnerin e ri

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi malazez, Adam Marusic në sekondat e fundit, shkruan Indeksonline
Marusic shënoi një gol të bukur me kokë pas një asisti nga mesfushori, Guendouzi.
Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit të ri, Tudor – i cili ishte prezantuar para ndeshjeve miqësore të shteteve.
Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 46 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Juventusi mbetët në pozitën e 3-të me 59 pikë./Indeksonline/