12:27 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Apple po përgatit diçka të re për prindërit

Apple thotë se po përgatit veçori të reja për të ndihmuar prindërit në kontrollimin e fëmijëve dhe qasjen e tyre në rrjetet sociale. Ky njoftim vije pas ankesës publike që kompania ka marrë nga disa aksionerë të saj të cilët druajnë se iPhone po shton krizë në shëndetin publik.

“Ne po punojmë që të sjellim karakteristike të reja për të ndihmuar prindërit që të ndihmojmë prindërit për ruajtjen e fëmijëve të tyre. Shpejt do të sjellim veçori të reja për të shmangur varësinë e fëmijëve ndaj iPhonëve. Ne e kemi marrë këtë si përgjegjësi dhe do t’i tejkalojmë pritjet e prindërve kur është fjala për mbrojtjen e fëmijëve” thuhet në njoftimin e Apple./Indeksonline/